Politike

Mbyllja e orarit të votimit, Meta thirrje: Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato qeshin të gjithë

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen rekord, pas përfundimit zyrtar të mbylljes së procesit të votimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.

Meta ka siguruar qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet dhe nuk duhet nga sondazhet, se me ato qeshin të gjithë.

Postimi i plotë:

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!

Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.

Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.

Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button