Politike

Megaskandali me legalizimet/ Basha: Ky është Edi Rama i vërtetë. Qeveria do shembë 100 mijë ndërtime (Video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për megaskandalin ku përfshihet drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili i jep porosi vartësve të mbajnë peng procesin e legalizimeve në funksion të votave në 25 prill.

Basha thotë se urdhëri për këtë skandal është dhënë nga Edi Rama dhe ky është një akt kriminal. Basha gjithashtu paralajmëroi se Rama premton legalizime por në të vërtetë do t’i shembë shtëpitë e qytetarëve.

“E dëgjuat sesi drejtori i Kadastrës me porosi të Edi Ramës pranon që të shkojnë derë më derë dhe t’i thotë që do iu bëjmë legalizimin pasi të na jepni votën por në fakt nuk do jua bëjnë. Ky është akt kriminal, ndaj atyre shtëpive që ky do i prishi më vonë. Premton legalizim, kur në fakt qëllimi është t’ua prishë pas zgjedhjeve. Ky është Edi Rama i vërtetë. Kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë. Ky është njeriu që kërkon 4 vite të tjera”, deklaroi Basha nga Kamza.

 Gazetari investigativ Artan Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social Faceboook, ka publikuar një audiopërgjim, ku dëgjohet drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, duke udhëzuar vartësit e tij të shfrytëzojnë legalizimin e 320 mijë legalizimeve në funksion të marrjes së votës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button