Politike

Mehmetaj sqaron incidentin në Fier: Godina private, ambientet i kemi me qera. Punonjësit e Bashkisë erdhën si hajdutë

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëroi kallëzim penal ndaj bashkisë së Fierit për prekje të materialeve propagandistike të kësaj force politike.

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj, duke folur pas apelit të presidentit meta për qetësi, tha se nuk kërkojnë asgjë veçse Bashkia e Fierit të rivendosë ku ishin banderolat dhe flamujt e LSI.

Mehmetaj: Ne jemi shumë të qetë, këtu kemi kandidatët dhe simpatizantët. Nuk kemi asnjë shenjë që tregon se nuk jemi të qetë. Kërkojmë të na vendosen sërish aty ku ishin materialet propagandistike dhe ne të shohim punët tona se nuk kemi kohë të merremi me një të çmendur. Për largimin e banerave do të mbajnë përgjegjësi penale por bëjmë gati kallëzimin penal për ta dorëzuar në prokurori.

Mehmetaj tha se LSI  sipas përcaktimit të kodit zgjedhor e ka marrë me qira këtë godinë.

Ajo deklaroi edhe njëherë se shkak për të shkelje të bashkisë është takimi i Ramës në Fier, të cilin sipas saj e frikëson dhe një banderolë e LSI.

Mehmetaj: Sipas përcaktimit të kodit zgjedhor përmes një kontratë qiraje ne si subjekt kemi marrë me qira ambjentet e kësaj godine, ish-banka e Fierit dhe sipas parashikimit kemi vendosur materialet tona propagandistike. Me datë 15 prill ka ardhur një shkresë nga bashkia e Fierit dhe pas konsultimit me KQZ dhe avokatët tanë i kemi kthyer përgjigje bashkisë me 16 prill që materialet janë vendosur sipas ligjit dhe nuk ka askush të drejtë ti prekë ato. Pas kësaj nuk kemi pasur probleme dhe sot meqë Rama ka takim dhe një baner i LSI e tmerron, e hoqën. I kërkuam bashkisë se pse ka ndodhur kjo. Një punonjës i bashkisë tha se e kemi hequr se nuk do ti shohë kryeministri. A ka provokim më të madh se ky? Bashkia të vendosë banerat aty ku ishin.

Ndërsa sa për apelin që bëri presidenti Ilir Meta për qetësi ajo u shpreh se janë shumë të qetë dhe se Rama nuk e ka njohur mirë popullin e Fierit. Nuk i njeh mirë fierakët.

Besoj jemi shumë të qetë. Jemi aq të qetë sa Rama nuk e ka njohur mirë popullin e Fierit. Nuk i njeh mirë fierakët. Nuk e kanë kuptuar që s’duan provkim, përplasje, duan qetësi që të votojnë të lirë. Jemi të qetë se e dimë përpkrahjen që kemi. S’kemi shqetësim. Të kthehen aty ku ishin. Rama e ka të humbur betejën. A e dini prsionin që është bërë sot për të marrë njerëzit në takim. Materialet aty nuk u përdhos askush. Do i drejtohemi Prokurorisë, kam vënën dijeni KQZ. E kam denoncuar dje në darkë në 12 të natës, me foto e video, ku punonjës të Bashkisë dhe kanë vendosur aty tek rruga, banderola, se këto janë ambiente publike. Jo vetëm janë vendosur, por janë vendosur nga duart e punonjësve bashkiakë.

Bashkia e Fierit është kthyer si zyra e PS. Banerat u dëmtua, jo vetëm i hoqën por i grisën. Edhe ata që po i vendosën janë simpatizantë të LSI. Policia Bashkiake s’ka vijuar me provokime. Ne të qetë në punën tonë, ata në të tyren. Po rivendoset banderola. Do të vijojmë takimet tona elektorale.’’- tha Mehmetaj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button