Aktualitet

Mjaft me humor patrinazhistësh/ Erion Kristo thirrje: Ankohuni për mbrojtjen e të dhënave personale! Ky është skandal shtetëror

Nga Erion Kristo:

Miq – MJAFT ✋🏿 me humor patronazhistësh!

Ky është skandal shtetëror dhe si i tillë duhet trajtuar.

Ndaj, si hap i parë jeni të këshilluar t’i drejtoheni me email Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili ka për detyrë të merret me këtë punë.

Mjafton të shkarkoni, plotësoni e firmosni një formular të thjeshtë online https://www.idp.al/ankohu/

Ankesën tuaj mund t’a dërgoni me e-mail: [email protected]

Ligji parashikon të drejtën e ankesës për mbrojtjen e të dhënave personale, ngritjen e një padie në emër të një grupimi qytetarësh si dhe kallëzimin penal në prokurori.

Ka ligje në Shqipëri, ka edhe konventa ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndëshkimin për ata që i keqpërdorin ato të dhëna.

Sipas “Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, Neni 16 – E drejta për t’u ankuar”, çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

Shënim: Në formular, duhet të identifikoni saktë Kontrolluesin/Entin publik apo privat ndaj të cilit ankoheni, dhe sa për informacion, ky nuk është patronazhisti…Materiali u përpilua nga Ralf Gjoni

#MjaftMeLlogje

#Çohu

#Vepro

#MbroTëDrejtënTënde

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button