Aktualitet

Ndërhyrje në disa nga rrugët e brendshme të qytetit. Banorët: Punime pa cilësi, punohet për fushatë

Bashkia Gjirokastër ka rehabilituar disa rrugë të brendshme të qytetit. Në disa lagje të qytetit konkretisht në lagjen Mane, Gerhot, Cfakë janë shtruar pjesërisht këto rrugë. Banorët e këtyre lagjeve shprehen se këto ndërhyrje janë kryer vetëm për të marrë vota pasi cilësia e tyre është shumë e dobët dhe nuk janë përfunduar. Ajo që konstatohet në terren edhe nga pamjet është se shumë prej punimeve kanë mbetur përgjysmë.

Mungesa e infrastrukturës rrugore mbetet një nga problematikat kryesore të trajtuara në kronikat tona e megjithatë kjo situatë vijon të mbetet shqetësim për qytetarët.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button