Politike

Nga ftesa e Ramës deri te përgjegjësit për humbjen në 25 prill, flet Gerti Bogdani: Zgjedhjet lokale nuk do mbahen pas 2 vitesh por…

Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Së pari, Gerti Bodgani deklaroi se ata menduan se po përballeshin me Partinë Socialiste, por në të vërtetë rezultoi një sfidë kundër krimit dhe trafikut.

Për sa I përket përgjegjësisë së zotit Basha dhe pakënaqësive që kanë lindur brenda PD-së kundër tij, Bogdani u shpreh se duhet bërë një analizë për humbjen e zgjedhjeve dhe duhet parë përgjegjësia e gjithësecilit, duke filluar te Basha e deri te ccdo anëtar.

I pyetur për ftesën e Ramës për bashkëpunim me PD-në, Bogdani u shfaq shumë skeptik, duke thënë se nuk I beson aspak Ramës dhe ftesa e tij është hipokritike.

Një tjetër temë interesante që u trajtua ishin dhe zgjedhjet lokale që sipas Bogdanit do të mbahen në tetor të këtij viti ose maksimumi në mars të vitit tjetër, dhe jo sicc janë zyrtarisht në vitin 2023.

Intervista e plotë:

Cfarë nuk shkoi në drejtimin e Bashës? Fryma ishte deri në momentin e fundit, deri në ditën e votimit. Ajo që nuk shkoi armiku përballë. Ne po bënim një luftë kundër PS dhe jo një luftë kundër drogës, trafikut. Këtë e tregon rezultati I zgjedhjeve. Sot ke jashtë parlamentit Edvin Bushatin. Përse? Sepse ai e tha vetë ‘punova pastër’. Pandeli Majko një ikonë. Mimi Kodheli. Këe plot që nuk kanë asnjë gram investim politik, figura të panjohura.

Kush është fatura? Tani menjëherë pasi ky process është mbyllur. Pasi të bëhet një skanim mbi gjërat që nuk shkuan, besoj vjen analiza. Një gjë tjetër për medimin tim është dhe sistemi zgjedhor. Po të shohësh votat e disa partive nuk kthehen në mandate. U pa një listë e hapur dhe e cunguar. Fushata kombëtare ishte në nivelet më spektakolare. E konfirmuar qoftë nga zoti Rama, mbase duhet të ishte bërë diccka më e mirë në organizim, të ishim më të kujdesshëm për mbrojtjen e votave. Ka një kosto marramendëse të parave të zeza por dhe parave të buxhetit të shtetit. Janë para të taksave të tuat , të mijat, të shqiptarëve. Dikush kishte bërë një analizë shumë interesante: Sa kushtojnë 3 mandate? Një anije me banane nga Kolumbia, ku di unë nga vjen.

Duhet mbajtur z.Basha, apo duhet një rilindje? Vetë shoqeria evoluon. Debati krzesor duhet të jetë Shqipëria dhe jo partia. Në 25 prill nuk humbi vetëm PD-ja por humbi Shqipëria. Është fatkeqësi që për katër vitet e tjera duhet të shohim përsëri këtë qeveri. Padiskutim që ka vend për një ringjallje, për hapje dzersh. Ka nevojë për yëra protestues për padrejtësive që i ndodhin shqiptarëve. Zëri duhej të ishte ngritur në kohën e duhur nga brenda. Përgjegjësia duhet parë, duhet një analiyë. Ajo fillon nga kreu dhe të gjithë anëtarët. Përgjegjësia është në disa nivele dhe disa përmasa. Duhet të ketë një reflektim duke filluar nga z.Basha dhe te të gjithë ne.

Zgjedhjet lokale? Zyrtarisht jemi 2 vite larg zgjedhjeve lokale, por unë mendoj se jemi vetëm disa muaj ygjedhjeve lokale. Ygjedhjet lokale janë te pragu i derës. Diskutohet se mund të jenë në tetor të këtij viti, apo rasti më i keq në mars të vitit tjetër dhe do një organiyim më të fortë.

Ftesa e Ramës? Nuk është e sinqertë. Është shumë hipokrite. Kjo ftesë erdhi nga sheshi Skënderbej, atz ku kishte shumë të grumbulluar, pa respejtuar asgjë. E shkeli me katër këmbët atë që tha për ne gjatë fushatës. Për këtë gjë ai mbzlli kufirin me Greqinë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button