Uncategorized

Nuk mundi të siguronte një vend në parlament/ Pandeli Majko largohet nga politika: Shpresoj t’ju kem dhënë gjithçka

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka reaguar për herë të parë pas mos-sigurimit të një vendi në parlamentin e ardhshëm si i renditur në vendin e 19-të të listës së Partisë Socialiste.

Majko përmes një postimi në facebook, shprehet se ishte i bindur se PS do të siguronte 19 mandate në Tiranë ndaj ai nuk u fokusua tek sigurimi i votës personale.

Duke i bashkangjitur postimit të tij një foto nga fillimet e rrugëtimit politik, Majko jep sinjalin e parë të largimit nga jeta politike duke theksuar se shpreson t’i ketë dhënë mbështetësve të tij gjithçka.

Postimi i plotë: Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi Tiranë 30 Prill 2021

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button