AktualitetPolitike

Gjirokastër/ Pas heqjes së banderolave ”Rilindja” nuk ndalet, ja manovra e rradhës

Në frikën e një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 25 prillit ”Rilindja” vijon manovrat e saj. Dy ditë më parë banorët e Gjirokastrës u ndeshën me banera anti-propagandistike të vendosura pranë zonës ”Ura e lumit” dhe në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë pranë fshatit Picar.

Lidhur me këto banderola reaguan dhe presidenti i vendit Ilir Meta së bashku me kryesuesin e Lsi , Vangjel Tavo, duke e cilësuar si një akt të shëmtuar nga rilindasit. Pas ultimatumit të vendosur nga KQZ, bashkia Gjirokastër u detyrua që t’i largojë këto banderola. Duke mos mjaftuar me kaq, nga frika e humbjes, rilindasit nuk mund të ndalen. Ditën e sotme, ata kanë shpërndarë në dyert e shtëpive, bizneseve gjirokastrite fletë model votimi për të votuar Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button