Aktualitet

Patronazhistët kërcënojnë me jetë avokatin Goxhaj: Merrni brisqe, shkumë dhe… a jeni gati për padinë kolektive ndaj PS-së?!

Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokati i njohur Altin Goxhaj pretendon se është kërcënuar nga ‘familja e patronazhistëve’ që aderon pranë PS-së, dhe merret me mbledhjen e të dhënave për qytetarët.

Goxhaj paralajmëron ngritjen e një padie kolektive ndaj PS-së, për vjedhjen dhe abuzimin me të dhënat personale, ndërsa thotë se do të kërkojë dëmshpërblim për pasojat që janë shkaktuar ndaj qytetarëve.

“Sot familja e patronazhistave ka guxuar dhe na ka kërcënuar me jetë ne si studio ligjore. Ne i kërkojmë publikisht të blejnë brisqe të markës Gillet, shkumë Nivea dhe krem aftershave Dior. Ndërsa tjetër gjë se çfarë do të bëjmë me fuksat në aspektin ligjor.

Por pyetja për ju të gjithë nga Studio jonë Ligjore është:

A JENI GATI PËR NJË PADI KOLEKTIVE NDAJ PS DHE SHTETIT PËR VJEDHJEN, ABUZIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE DËMSHPËRBLIM PËR PASOJAT E RËNDA AË NA KANË SHKAKTUAR?”, shkruan Goxhaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Prej dy javësh tashmë ka dalë në dritë fakti se PS ka marrë të dhënat e më shumë se 900 mijë qytetarëve të Tiranës, me shumë gjasë nga e-albania, dhe i ka përdorur ato për qëllime elektorale. Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet, i vetmi vendim që është nxjerrë deri tani është sekuestrimi i serverave të lapsi.al, vendim i cili është hedhur poshtë dje nga Gjykata e Strasburgut.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button