Politike

“Për cilin flisni”/ Yuri Kim e “shuan” Tom Doshin nga kujtesa, ambasadorja përsërit qëndrimin pas dorëheqjes

 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, komentoi dorëheqjen e Tom Doshit nga mandati i deputetit dhe mundësia për të rihyrë në Kuvend. Kim tha se SHBA nuk ndryshon qëndrim.

“Për cilin po flisni ju lutem? Ne respekt të vendimeve të SHBA ne e kemi të qartë, kemi qenë konsistentë dhe nuk ka asnjë ndryshim në pozitën tonë”, tha ajo.

Përplasja mes Kim dhe Doshit ka nisur disa muaj më parë, ndërsa pa iu bindur ambasadores, kryetari i PSD mori pjesë në zgjedhje dhe partia e tij u kthye në surprizën e 25 prillit. Doshi në rang vendi ka marrë 2.17%.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button