AktualitetBota

Përdhunoi dhe dogji të gjallë 12-vjeçaren në pragun e shtëpisë (Si ndodhi ngjarja)

GREQI– Është rikthyer në hetim çështja e 12-vjeçares shqiptare Zeneida Selimaj, e cila u dogj e gjallë në vitin 2011.

Edhe pse 10 vite kanë kaluar, krimi ka qenë i pazbardhur dhe për ngjarjen e rëndë i akuzuari është Adrian Zeko, i cili po vuan dënimin ne Greqi.

Çështja është rikthyer nga emisioni investigativ grek, “Dritë në tunel”, shkruan Protothema.gr.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Pire të Greqisë, ku e mitura vdiq pasi tentoi të shpëtoi nga përdhunuesi i saj ndërsa ky i fundit i vuri flakë. Ai jetonte në apartamentin tjetër ngjitur me atë të familjes Selimaj dhe menjëherë pas vdekjes së Zanedës u largua dhe askush nuk e dinte adresën e tij të re.

Çështja e vdekjes tragjike të 12-vjeçares është në fazat e fundit, pasi hetuesi i Pireut po zhvillon një hetim në mënyrë që të mbledhë informacione për atë që ndodhi atë mëngjes fatal.

59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për çështjen, pasi që sipas historisë, ai ishte ai që pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës, në rrugën Kallikratida.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button