AktualitetUncategorized

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të 69 qendrat e votimit në Gjirokastër

Ka përfunduar shpërndarja e të gjitha materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në ZAZ nr.80 që i përket bashkisë Gjirokastër.

Procesi ka nisur në orën 12:00 dhe ka përfunduar pa probleme. Materialet zgjedhore janë tërhequr me automjete të vëna në dispozicion nga ana e Forcave të Armatosura dhe të shoqëruara nga kryetar dhe nënkryetar të çdo qendre votimi.

Burime nga ZAZ nr.80 konfirmojnë se e gjithë infrastruktura zgjedhore është e përgatitur për çeljen e qendrave të votimit në orën 07:00 të ditës së nesërme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button