AktualitetUncategorized

Plagosja me thikë në ditën e zgjedhjeve në Krujë, policia arreston dy autorët

Një ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Krujës, ku një person mbeti i plagosur, nga një goditje e marrë me thike.

Policia ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë dy autorët e dyshur, shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.

Pas një konflikti për motive të dobëta , këta dy shtetats e plagosën me mjet prerës(thikë) shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë. Arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i lënduar me mjet prerës (thikë), një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.04.2021, në orën 11:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button