Aktualitet

Po çmontonte çatinë e supermarketit, humb jetën punëtori shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 34-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë punës.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu ishte duke punuar në çmontimin e çatisë së një supermarket kur ra nga një lartësi prej 6 metër.

34-vjeçari i identifikuar me inicialet N.P me origjinë nga Kosova ndërroi jetë pas lëndimeve të marra.

“Ai është punonjësi i dytë, që brenda pak javëve, bie nga çatia dhe vdes në provincën e Udines. Këto tragjedi më nuk bën të ndodhin: jo më vdekje në vende të punës”, shkruhej në një njoftim të sindikatës së punëtorëve në Itali.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button