AktualitetPolitike

“Po frikësojnë dhe intimidojnë”, LSI bën denoncimin e fortë: Policia e Shtetit po ndalon aktivistë dhe simpatizantë të LSI-së në Shkodër

Dega e LSI-së në Shkodër ka thyer heshtjen zgjedhore dhe kanë denoncuar se Policia e Shtetit është duke indimiduar dhe frikësuar aktivistët dhe simpatizantët e LSI-së në Shkodër.

Përmes një deklarate për shtyp, LSI tha se Policia e Shtetit është duke kryer kontrolle në rrugë në forma të shëmtuara dhe jo ligjore me qëllim fikësimine  strukturave të LSI-së.

LSI u bëri thirrje Policisë së Shkodrës dhe drejtuesve të saj të ndalojnë këtë aksion të paprecedentë.

LSI Shkodër:

Jemi sot në këtë deklaratë për dënuar me forcë dhe për denoncuar veprimet antiligjore të policisë së shtetit, e cila po kryen ndalime të aktivistëve dhe simpatizantëve të LSIsë. Kontrolle dhe presione në rrugë e forma nga më të shëmtuarat dhe jo ligjore që kanë një qëllim të vetëm, të frikësojnë dhe intimidojnë strukturat tona.

I bëj thirrje policisë Shkodër dhe drejtuesve të saj në të gjitha bashkitë e qarkut të ndalin këtë aksion të paprecedent sepse do të përgjigjen përpara ligjit. Askush nuk e frikëson dhe ndal LSI përballë fitores së madhe të 25 prillit, ku edhe këta struktura që abuzojnë me uniformën e shtetit do të largohen bashkë me këtë qeveri, e do të përballen me pasojat e parashikuara në ligj.

Sot do të duhej të ishte heshtje zgjedhore dhe gjithçka të shkonte e qetë në funksion të 25 prillit, por provokatorët dhe të frikësuarit nga humbja po lëvizin edhe gurët e fundit duke abuzuar me pushtetin me qëllim që ta ndalin këtë.

Asgjë nuk i shpëton, fitorja e LSI dhe opozitës tashmë është shumë pranë, pak orë na ndajnë nga vërshimi i qytetarëve drejt kutive të votimit për ndryshimin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button