Aktualitet

Po ndërtonin një mol në breg të detit, arrestohen në flagrancë dy persona në Sarandë

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës pasi janë kapur duke kryer punime të paligjshme në bregun e detit të lagjes nr.4.

Të arrestuarit janë kapur duke hedhur inerte në breg të detit për të mbushur një hapësirë ujore, ndërkohë që këto veprime janë të kundraligjshme.

Shtetasit e arrestuar kanë inicialet e mëposhtme:

F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme .

Njoftimi i Plotë:

Sarandë

Aksion i përbashkët me IKMT, për goditjen e paligjshmërisë.

Policia vë në pranga 2 shtetas, të cilët në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli.

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me IKMT, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarët se dy shtetas po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit, duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme,kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. M. kishte marrë një kamion që drejtohej nga shtetasi I. B. dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit, me qëllim ndërtimin e një moli.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme .

https://www.facebook.com/watch/?v=3048340448785639

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button