Aktualitet

Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari

Një shtetas 34-vjeçar, me banim në qytetin e Fierit, është arrestuar ditën e sotme në fshatin Cagonj të Korçës pasi u kap në flagrancë duke  transportuar në furgonin e tij 17 emigrantë të paligjshëm.

34-vjeçari u kishte premtuar transportimin drejt një vendi të Bashkimit Europian, kundrejt një pagese. Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: Qarku Korçë/ Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex” dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 34 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button