AktualitetPolitike

Poliçan/ Dhunohet anëtari i LSI, akuzon anëtarët e PS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Poliçan, ku është dhunuar një anëtar i LSI Poliçan, Luan Tare Pitikoja.

Sipas dëshmive,Tare  ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan dhe 5 persona të tjerë.

Tare ndodhet në qendrën shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim

Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve e fundit nga anëtarët e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

I menjëhershëm reagimi i Presidentit Ilir Meta.

“Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare. Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij. I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave”, shkroi Meta në Facebook.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button