AktualitetPolitike

Presidenti Meta: Ndalimi i shpopullimit kërkon reflektim dhe zgjidhje urgjente

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thotë se ndalimi i shpopullimit, drama më e madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, kërkon reflektim dhe zgjidhje urgjente.

Në një postim në Facebook, teksa i referohet një studimi të ekspertëve vjenezë, të cilët thonë se vetëm dhjetë vitet e fundit, nga Shqipëria janë larguar 500 mijë persona, Presidenti Meta shkruan se “me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare“.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook: 

Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button