Politike

Presidenti Meta: Policia e Shtetit e njëanshme, nuk ka zbatuar ligjin

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit në Kavajë dhe Elbasan është treguar e njëanshme dhe jo profesionale.

“Deri më tani Policisë së Shtetit është treguat komplet e njëanshme. Këtu përmendim ngjarjen e Kavajës, që u deshën dy ditë për t’u vënë para drejtësisë eksponentët e krimit. Kjo sjellje e Policide nuk do kishte sjellë vrasjen në Elbasan. I bëj thirrje të gjithë policëve të tregojnë integritet, të zbatojnë ligjin dhe të mos bëheni pale me politiken por të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën e tyre. Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit  të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin. U bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin”,- tha kreu i shtetit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button