Politike

Presidenti: Zgjedhjet nuk kanë përfunduar! Rezultati, paraprak!

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se “zgjedhjet nuk kanë përfunduar” dhe se rezultati i ka të gjtiha mundësitë të jetë një rezultat paraprak. Në një konferencë për shtyp sot, ku Presidenti Meta foli në veçanti për fletët e pavlefshme të votimit që duhet të hetohen, iu drejtua gazetarëve më një mesazh:

“Mos u shfokusoni nga procesi i zgjedhjeve!  Mos u çorientoni me lajme të tjera!  Zgjedhjet nuk kanë përfunduar! Dita e votimeve, po! Administrimi vazhdon! Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat paraprak, për arsye se procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, por ajo që është më e rëndësishme, procesi i ankimimi apo I kontestimeve nuk ka nisur akoma, se kjo nuk mund të ndodhë pa u shpallur rezultatet nga KQZ.”

https://fb.watch/5bHQSx44cf/

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button