Aktualitet

Procesi i votimit në Qarkun e Gjirokastrës has vështirësi/ Pezullohet procesi i votimit, përplasje midis komisionerëve

Në Qarkun e Gjirokastrës edhe pse pak orësh nga nisja e procesit të votimit nuk kanë munguar edhe problemet e hasura në disa qendra votimi.Gazetarë e Channel-7 kanë raportuar këto problematika:

Bashkia Libohovë në tre qendra administrative, është pezulluar procesi i votimit për shkak të mosfunksionimit të pajisjes elektronike së leximit të kartave indetifikuese. Përkatësisht problemet janë në fshatin Suhë qendra e votimit me numër 4333, në fshatin Bulo qendra e votimit me numër 4335, dhe në fshatin Nepravishtë qendra e votimit me numër 4337. Ende nuk është zgjidhur problemi dhe nuk po votohet në këto qendra.

Në fshatin e Humelicës një konflikt i çastit ka ndodhur midis 2 antarëve të komisionit të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Procesi i votimit është pezulluar, komisionerët janë shoqëruar në komisariat.

Në fshatin Dhoksat, Gjirokastër një person kapet duke fotografuar votën, asnjë masë nuk është ndërmarrë ndaj këtij personi edhe pse në rregulloren, personat të cilët tentojnë të bëjnë një veprim të tillë do të dënohen nga 1 deri në 4 vite burg.

Një rast tjetër është raportuar edhe në shkollë “Koto Hoxhi” ku komisionerët e Partisë Socialite i kanë kërkuar punonjësve të administratës që të fotografojnë votën.

Pezullohet votimi tek kopshti 4365/1. Arsyeja e këtij pezullimi ndodhi pasi raportohet se ka mbaruar boja e pajisjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button