Politike

Provat e SHBA/ Si po e vonon prokuroria vendimin për Tom Doshin

Prokuroria e Përgjithshme po vonon të japë vendimin në lidhje me kandidatin Tom Doshi, të cilin ambasada e SHBA kërkoi të mos ishte në listat për kandidatët për deputetë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme, Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur Prokurorisë në lidhje me kandidatin në zgjedhjet e 25 prillit, Tom Doshi, që është njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate.

Prokuroria i kërkoi ambasadës së SHBA informacion për Doshin, pas nisjes së hetimit të thelluar për kandidatin në zgjedhje, për dyshime se preket nga ligji i Dekriminalizimit.

Por pasi mori materialet nga ambasada e SHBA, prokuroria tani ka vendosur që të kërkojë informacione edhe nga Interpol, që nuk dihet se kur mund t’i sjellin.

Prokuroria është shprehur se ‘Për Doshin presim përgjigje edhe nga Interpol’.

Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD.

Kujtojmë se DASH e ka futuar në ‘listën e zezë’ Doshin, ndërsa ambasadorja Yuri Kim është treguar e ashpër në deklaratat ndaj tij, duke kërkuar që të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button