AktualitetPolitike

Prurjet e reja ”zhgënjejnë” Ramën! Luljeta Bozo dhe Najada Çomo nuk marrin as 100 vota

Teksa ka përfunduar numërimi në rang vendi, tani ka filluar numërimi i votave të kandidatëve dhe rezultatet e deri tanishme janë surprizuese. Në Tiranë dy prurjet e Edi Ramës të cilat u vendosën në krye të listës së Tiranës duket se e kanë zhgënjyer shumë kryeministrin.

Edhe pse Rama i cilësoi të dyja si zgjedhje jo të rastësishme për të vlerësuar kontributin e tyre në 15 muajt e fundit, kjo duket se nuk ka ndikuar aspak në votën e qytetarëve. Nga numërimi i votave ka rezultuar se Luljeta Boza ka marrë deri tani 89 vota, ndërsa Najda Çomo 33 vota.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button