AktualitetUncategorized

Qeveria Rama vendos karantinë për emigrantët/ Qytetarët e Gjirokastrës: E bën për çështje politike

Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria Rama vendos një karantinë 14-ditore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi apo në Maqedoninë e Veriut , të cilët synojnë të udhëtojnë në vendlindjet e tyre përkatëse për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët e Gjirokastrës të cilët shprehen se mbyllja e emigrantëve në karantinë është çështje politike për të mos i lejuar ata që të votojnë.
Na ndajnë edhe 5-ditë nga zgjedhjet e 25-prillit ndërkohë kjo lëvizje vlerësohet nga organizatat e të huajve por edhe nga partitë e opozitës në Shqipëri, që synon të parandalojë që ata qytetarë shqiptarë që duan të udhëtojnë nga Greqia apo Maqedonia e Veriut në Shqipëri të votojnë në 25 prill.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button