Politike

“Qytetarët duan ndryshimin më shumë se kurrë”, Kryemadhi: Vota e 25 prillit i hap rrugën një të ardhmeje më të mirë së bashku

Të hënën, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim në Njësinë numër 5 në Tiranë.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka publikuar një kolazh fotosh, me momente nga takimi.

Kryemadhi e cilëson takimin si madhështorë, e shton se LSI është në një moment final për të arritur një fitore të madhe më 25 prill, me qëllim plotësimin e kauzave të tyre.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më fortë se kurrë. Entuziazmi në njësinë nr. 5 në Tiranë, tregon se kemi të bëjmë me një përmbysje të madhe që nuk e ndal dot askush.

Jemi në momentet finale të një fitore madhështore për kauzat tona. Bashkohemi në 25 Prill me votën për nr. 6 LSI, për t’i hapur rrugën një të ardhme më të mirë sëbashku.

Shqipëria do të jetë shtëpia juaj!

Njësia5

#VOTO6

#VOTOLSI @ Tirana, Albania

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button