Politike

Rama e futi në listën e sigurt, drejtuesi politik i PS në Tiranë nuk do të jetë deputet

Edhe pse u futën nga Edi Rama në listën e sigurt për Tiranën, Ervin Bushati dhe Fidel Ylli me shumë gjasa nuk do të jenë deputetë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas shifrave që kanë dalë deri më tani nga kutitë, rezulton se mandatet e  tyre i kalojnë Fatmir Xhafajt dhe Orlando Rakipit.

Sipas renditjes, në bazë të votave të fituara, së kandidatëve për deputetë në listën fituese në Tiranë, Bushati dhe Ylli renditen në fund të  listës me përkatësisht me 1828 vota dhe me 1275 vota.

Nga lista fituese nuk ikën asnjë grua, pavarësisht numrit të votave të marra.

Në Tiranë për PS-së, përveç Xhafajt dhe Rakipit, Belinda Balluku ka marrë mbi 12 mijë vota duke u renditur e para në listë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button