AktualitetPolitike

Rama pranon hashashin publikisht: Nuk e mohoj, ishte prezent në vend

Kryeminsitri Edi Rama e ka pranuar publikisht për herë të parë se gjatë qeverisjes së tij ka patur prezencë hashashi në vend. Gjatë një interviste televizive, Rama e pranoi këtë fakt, por tha se ka qenë gjatë mandatit të parë ndërsa shtoi se në Shqipëri ekziston mundësia që të mbillet hashash, por tani nuk ka më.

Rama tha:

Mos bëj ndërhyrje të turpshme. S’ka problem përmende dhe hashashin, s’ka problem fare. Përmende, por këto janë histori. Janë uhuuu, që në kohën e mandatit të parë. Do ti, s’do ti, nuk është më. Në Shqipëri nuk mbillet, ka njerëz që bëjnë këtë apo atë, por si fenomen nuk ka më. E lamë pas.

Kujtojmë se në mandatin e parë qeverisës të rilindasve, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u akuzua për përfshirje në trafikun e ‘mallit’.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button