Politike

“Rilindja” nuk përfaqëson familjet e thjeshta por oligarkët/ Vangjel Tavo: 25 prilli zgjidhje për gjithë vendin. Mos lejoni t’ju fyejnë më bashkohuni me ne (Video)

Kandidati për deputet Z.Vangjel Tavo, mëngjesin e sotëm ka reaguar përmes një posti në Facebook, ku Tavo shprehet se vetëm 3 ditë na ndajnë nga rikthimi i shpresës për qarkun tonë. Gjithashtu një thirrje vjenë për qytetarët që të votojnë masivisht më 25 prill për ta rikthyer Gjirokastrën “Zemrën e Jugut”

Postimi i plotë:

Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës,

Edhe 3️⃣ ditë na ndajnë nga rikthimi i SHPRESËS për qarkun tonë.

Vitet e fundit kanë qenë më të vështirat për ekonominë e familjes Suaj.

Brenda pak viteve sekti i “Rilindjes” e shndërroi qarkun tonë nga Zemra e Jugut të Shqipërisë në një xhep gjeografik, me shpopullim të madh të banorëve, varfëri dhe papunësi ekstreme, duke detyruar familjet e thjeshta të jetojnë në kushtet e mbijetesës. Ndaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për NDRYSHIM. T’i themi JO keq-qeverisjes së “Rilindjes” e cila u tall me njerëzit e zakonshëm dhe varfëroi familjet e thjeshta.

Sot ndodhemi në një krizë të madhe ekonomike dhe niveli të lartë korrupsioni. Për qarkun tonë kjo qeveri zbatoi një plan të qëllimshëm papunësie dhe izolimi, duke larguar të gjitha drejtoritë dhe institucionet nga Gjirokastra, duke lënë shumë familje pa ushqim e të ardhura. NUK mund të lejojmë që Qarku i Gjirokastrës të shndërrohet në një xhep dhe provincë të humbur.

Unë ju kam premtuar publikisht dhe do e mbaj atë fjalë për fjalë, që do i kthej të gjitha institucionet e larguara në qarkun e Gjirokastrës dhe do rikthehen vendet e punës që i takojnë këtij qarku. Jo vetëm kaq, DO RRITET PUNËSIMI: do hapim vende pune për profesionistët, ata me arsim profesional dhe të mesëm, do krijojmë sa më shumë vende pune për rininë, gratë dhe vajzat dhe për të gjitha kategoritë që familjet e qarkut tonë të dalin nga varfëria.

Pas 25 prillit nuk do ketë familje në qarkun e Gjirokastrës me qoftë edhe një pjestar të vetëm të papunë.

Do mbështesim biznesin, sipërmarrësit e rinj, pensionistët, sektorin e turizmit dhe bujqësisë. Nuk mund të lejojmë familjet e thjeshta të vuajnë për bukën e gojës.

Asnjë punonjës i administratës nuk do largohet nga puna por vetëm ata që u bëjnë presione dhe shantazhe për vota.

U bëj apel edhe socialistëve të thjeshtë e të ndershëm: Mos lejoni t’ju fyejnë më – Bashkohuni me ne. Siç jeni vetë dëshmitarë, Rilindja nuk përfaqëson familjet e thjeshta dhe njerëzit e vuajtur, por vetëm oligarkët. Mos votoni deputetët turistë që nuk ju njohin as emrin e jo më hallet tuaja. Ata vijnë vetëm çdo 4 vjet për t’ju gënjyer e marrë votën pastaj ju harrojnë.

Gjirokastra po kalon situatën më të vështirë në 30 vitet e fundit. Nuk mund ta lejojmë këtë situatë të pashpresë. Të gjithë duhet të ngremë zërin e të marrim pjesë masivisht në votime sepse 25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendin.

Qarku i Gjirokastrës nuk është i varfër por i vjedhur. Në qeverisjen e re ne do hapim vende të reja pune, do mbështesim familjet e thjeshta, pensionistët, bizneset, studentët, bujqësinë dhe blegtorinë, do e zhvillojmë qarkun tonë dhe do i kthejmë dinjitetin që meriton, duke e kthyer në ZEMRËN E JUGUT TË SHQIPËRISË. Do mbështesim turizmin. Gjirokastrën, qytetin e UNESCO-s, me vlerat e saj të rralla dhe të pashfrytëzuara do e zhvillojmë, mbështesim dhe promovojmë në përfitim të banorëve.Jam ulur me Ju në çdo shtëpi e kemi ndarë së bashku të gjitha shqetësimet Tuaja, ndaj është privilegj për mua të kem mbështetjen Tuaj, që të vazhdoj t’Ju shërbej, të jemi zëri dhe përfaqësuesi Juaj, i banorëve dhe familjeve të thjeshta të qarkut tonë, që të gjithë së bashku të rikthejmë SHPRESËN dhe familjet e qarkut tonë të kenë STANDARDE MË TË MIRA JETESE, TË ARDHME MË TË MIRË dhe MË TË SIGURTË!

Me respekt,

VANGJEL TAVO

Voto Nr 6️⃣ për partinë në fletën e votimit 🗳

https://fb.watch/50SJWmnURF/

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button