Politike

Secili nga ne të mbajë përgjegjësi/ Roland Bejko: Administrata është intimiduar, bandat kanë menaxhuar zgjedhjet

Roland Bejko, kandidati numër 2 i PD-së në Gjirokastër, ka qenë i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bejko ka theksuar se me mandatin e tretë të Kryeministrit Edi Rama do të realizohet parashikimi që këtu në vendin tonë do të mbesin jo më shumë se 800 mijë banorë, pasi të tjerët do të largohen.

Kandidati i PD-së akuzoi se punonjësit e administratës i është bërë presion për votën. Ai madje ka treguar dhe historinë e një gruaje e cila kishte shkuar për të votuar dhe kishte pyetur komisionerët a lejohet të vendosë dy rrathë sepse patronazhistët do të vërtetonin nëse kishte votuar PS-në apo jo.

Më tej diskutimi në studio është fokusuar te tema më e rëndësishme e momentit, ajo që disa anëtarë të këshillit të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, si përgjegjësin e humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas bejkos, ky nuk është momenti për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit, por është momenti për të mbyllur numërimin e votave dhe për të parë raportin përfundimtar, e më pas do të ketë kohë edhe për këtë temë.

Bejko gjithashtu vuri theksin te përgjegjësia e gjithësecilit, teksa u shpreh se çdonjëri ka përgjegjësinë e vet për humbjen, duke filluar nga ai i pari e deri te kryetari i partisë.

Intervista:

Zgjedhjet? Është ndryshe të sigurosh vota në opozitë, ndryshe të sigurosh kur je në pushtet. Kishte një faktor të rëndësishëm, bllokimi i emigrantëve. Mendoj se ka qenë një vendim i diktuar politikisht nga zoti Rama. Ajo që ka rëndësi për ne është që ne kemi votat për të marrë kandidatin e dytë. Duken si qarqe të vogla, por ndikojnë shumë. Për mua nuk ka interes, sepse unë punova vetëm për partinë. Unë kam komunikuar me kryetarin e partisë, duke i kërkuar ndihmë. Elvisi ishte mikpritës. Është një nga qarqet më të braktisura, pasi qytetarët i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë larguar. Unë jam  i pakënaqur nga strategjia e partisë time. Unë u mundova të krijoj një frymë bashkëpunimi.

Përgjegjësia? Kemi përgjegjësi të gjithë në rastin më të mirë. Secili nga ne duhet të mbajë përgjegjësi. Duke filluar nga unë, te kryetari i Gjirokastrës dhe deri te kryetari i Partisë. Të përmirësojmë demokracinë mes partisë. Justifikime kemi dëgjuar. Edhe unë kam justifikimet e mia. Duke heshtur të gjithë do t’i kushtojë shumë vendit tonë. Rotacionet politike ndodhin kur t’i humbet zgjedhjet ose nëse ka një krizë të brendshme. Qeveria kishte përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve. Aty është thelbi i problemit. Qeveritarët kanë vënë në dispozicion të gjithë mjetet. Kjo krijon problem elektoral me 10%. Ministri i Brendshëm ka qenë absolutisht i përfshirë në fushatë elektorale. Unë kam parë që punonjës të administratës jo vetëm janë intimiduar, por i është kërkuar që ta dëshmonte votën e tij. Një infermiere e fshatit shkon dhe pyet te komisioni a lejohet të vendos 2 rrathë. Po pse? Sepse kur të numërohet vota, sipas patronazhistëve, të dalë vota e infermieres që ka votuar PS-në.

Keni prova? Unë e di që janë bandat që kaneë menaxhuar zgjedhjet. Të njëjtët persona janë drejtora prej vitesh në Gjirokastër. Këto emra dalin kudo. Këto janë më të angazhuarit në Gjirokastër. Janë emra që lëvizin natën. Është shumë e vështirë të faktosh. Kjo ka ndodhur dhe në vendet e tjera,jo vetëm në Shqipëri. Nuk them që kandidatët e PS-së nuk kanë punuar, ata kanë bërë punën e tyre, por kjo pjesa informale është e dukshme. Nuk blenë të gjithë zgjedhësit ata. Ata blejnë 3000-4000 vota. Më vjen keq se kishim një grup të rinjsh që u angazhuan. Me mandatin e tretë të Ramës do realizohet parashikimi që këtu nuk do të ngelin më shumë se 800 mijë persona.

Largimi i Bashës? Prandaj jemi në një parti ku njerëzit të shprehen, sepse të gjithë kanë mundësinë të thonë atë që duan. I kanë ikur 7 mandate. I ke votat por ti nuk e ke mandatin. Nga ana tjetër janë dhe votat e pavlefshme. Nëse ti i humbet zgjedhjet, në këtë moment ti ke dështuar. Pavarësisht rritjes së madhe që mori PD, ne nuk mund të themi që jemi në rregull dhe të bëjmë sikur nuk ka ndodhr asgjë. Nuk është ky momenti të kërkosh dorëheqjen e kryetarit. Ka kohë për këtë. Tani është momenti të mbyllimn procesin zgjedhor, të shohim ku janë manipuluar votat, të shohim raportin përfundimtar, pastaj kemi kohë. Para se të themi këtë duhet të shikojmë pak dhe nga vetja e të them po unë i kam bërë detyrat?  Analiza duhet të jetë e sinqertë dhe jo të jetë një analizë sipas interesave individuale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button