Bota

SHBA-ja lëshon një satelit spiunimi në hapësirë

SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në hapësirë një satelit spiun. Sateliti u lëshua nga nga baza e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni dhe i përket Zyrës Kombëtare të Zbulimit (NRO), një agjenci qeveritare e ngarkuar me zhvillimin, ndërtimin, lëshimin dhe mirëmbajtjen e satelitëve të inteligjencës amerikane.

Nisja e satelitit NROL-82 u transmetua për disa minuta në internet.

NRO nuk ofron ndonjë informacion në lidhje me këto operacione dhe nuk komenton mbi spekulimet e jashtme.

Edhe më parë NRO ka lëshuar satelitë të klasifikuar të cilët janë të aftë për të marrë pamje jashtëzakonisht të detajuara të objektivave në tokë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button