Aktualitet

Shkrumbohet gjatë natës makina luksoze në Durrës, nisin menjëherë hetimet nga Policia

Një ngjarje ka ndodhur rreth orës 02:45, në lagjen nr.16, në qytetin e Durrësit, ku ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMV”.

Automjeti ka qënë në pronësi të shtetasit me iniciale E.M.,  dhe grupi hetimor është duke bërë zbardhjen e ngjarjes dhe hetuar mbi shkakun e zjarrit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 20.04.2021, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button