Aktualitet

Shpërndarja e parave në këmbim të votës/ Luan Haka: I shkuam 40 vetë, u futën shpejt nëpër shpia (Video)

Luan Haka flet për shpërndarjen e parave në këmbim të votës në Maqellarë: “I ftoj të gjithë socialistë dhe demokratë të na bashkohen. I dimë kush shpërndan lekë. Të njëjtit persona që kane fituar për herë zgjedhjet me mashtrime. Me strukturat tona me burime të sigurta. Para se të bllokonim këtë makinë, kemi qenë në fshatin Buccisht. Atje po bëheshin gati të shpërndaheshin para. U gjetën 5 milionë lekë dhe lista me të gjithë fshatrat sipas emrave që do të shpërndanin paratë. Nuk është vetëm ky, janë dhe 3-4 tjerë. Secili kandidat ka menaxherin e vet. Se këta janë specialista. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës. Jemi 24 orë non-stop në gatishmëri. Jemi pa gjumë fare. Janë të njëjtit persona. Mbrëmë kemi pasur raportim në Luzni. Në oren 3 të natës informacioni. Kemi shkuar 40 veta. Po të njëjtit persona u futën brenda nëpër shpia. U mbyllën brenda. E njëjta mënyrë është gjithandej. Grupet tona janë të gatshme gjithandej. Këtu jemi për jetë a vdekje. Po të fitojnë me votë le të fitojnë. Me lekë jo.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button