Politike

‘Shteti ka kapitulluar’, Çela: Mbrojtjen e votës nuk e bëjnë forcat politike, por qytetarët

Kandidati i LSI në Berat, Ardit Çela i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës, është pyetur se si opozita do të mbrojë votën më 25 prill.

Çela thotë se mbrojtja e votës nuk bëhet nga forcat politike, por nga qytetarët. Ai thekson se shteti e qeveria tashmë kanë kapitulluar, madje thekson se edhe furgonin me ushqime të Rezervave të Shtetit e bllokuan qytetarët.

Në fund Çela siguron se LSI në Berat merr 3 mandate dhe forcë e parë në çdo qendër votimi të qarkut.

”Fatkeqësisht shteti ka kapitulluar, prandaj kjo qeveri duhet të ikë. Sepse Shqipëria meriton qeverisje tjetër, ku rendi të mbizotërojë. Shqiptarët do votojnë kundër kësaj qeverie. Sa i përket mbrojtjes së votës, do e mbrojnë vetë qytetarët, nuk bëhet nga forcat politike.

Në Berat para 2-3 ditësh, punonjës të bashkisë shpërndanin natën miell e ushqime. Duke bërë me turp edhe ata socialistë të ndershëm. E bllokuar qytetarët furgonin, duhet të përgëzoj qytetarët, PD, kandidatët e LSI. Aty gjendeshin ndihma të Rezervave të Shtetit, nga buxhet i i shtetit ndaheshin ndihma me lista me karta ID. Nuk përfaqëson moralin e shoqërisë.

Kjo është fytyrë e vërtetë e Rilindjes. Duhet konceptuar dhe parë, kaq keq e ka bërë Rilindja, sa shqiptarët për gjëra të vogla shesin dinjitetin.

Është herra e parë në historinë e Skraparit që përfaqësohet me një kandidat jo nga Skrapari, sepse është Klosi, dhe çfarë lidhje ka Klosi me Skraparin unë nuk e di. Kurse nga LSI ka më shumë. LSI e meriton mbështetjen e qytetarëve, kemi marrëdhënie shumë të mirë me Beratin. Do i zgjidhim problemet e qytetit. Do sjellim investime të huaja. Kemi diskutuar dhe për zgjidhjet e mëdha.

Rruga Berat-Memaliaj është prioritet dhe mendojmë se është zgjidhje për 4 vitet e ardhshme në qeveri. Edhe për Kuçovën, do do hapen 2-3 mijë vende të reja pune me investime të huaja dhe fabrika. Ashtu si rruga Skrapar-Përmet, apo Skrapar-Korçë, duke lidhur Beratin me Korçën e Gjirokastrën. Duke sjellë energji ekonomike dhe turistike. Kemi diskutuar ditë për ditë me fermerët, me gjithë zonën e mrekullueshme që zgjohen në mëngjes e vijnë natën vonë, nuk e kanë patur mbështetjen nga shteti e qeveria. Pikërisht qeveria është bërë pengesë, ne do alokojmë 200 milionë euro për bujqësinë. Djersa mos shkojë dëm. Kam qenë në shumë takime në Poshnje e Urë Vajgurore. Të them të drejtën se çfarë është një Kujtim që jepte subvencione në mal, kur përmyteshin fushat. Këto seleksionime nuk do të ndodhin më.”- tha Çela.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button