Politike

SKANDAL/ Vangjel Tavo publikon audio përgjimin e manipulimit të votës nga ‘Rilindja’

Deputeti i qarkut Gjirokastër Vangjel Tavo ka publikuar ditën e sotme një audio te e cila dëgjohet Artan Lame, kreu i kadastrës është regjistruar duke deklaruar se Edi Rama i kishte dhënë porosi që të mashtronte mbi 100 mijë qytetarë për legalizimet.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Ja mashtruesit e “Rilindjes”

Mos u besoni asnjë fjale, premtimi apo mashtrimi.

Janë të kapitulluar. Skadojnë më 25 prill.

Denoncon me prova gazetari Artan Hoxha:

Më poshtë keni një rregjistrim audio, sesi një nga agjensitë më të rëndësishme qeveritare, Agjensia Shtetërore e Kadastres, instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronaret e afro 100 mije ndërtimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nëse u themi që nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundërshtarin”…Prandaj duhet t’i mbajmë varur…

Me një llogari të thjeshtë, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull, qëndroni vigjilent deri të dielen…

Vangjel Tavo

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button