AktualitetPolitike

Socialistët ‘harbohen’ në ambiente të mbyllura/ Frika e Arben Ahmetajt për rënien e propagandës: Kujdes mos na dalin pamjet (Video)

Në videon e mëposhtme shihen të rinj dhe të reja që festojnë brenda një ambienti të mbyllur ku nuk mungon muzika e lartë.

Në kushte pandemie kjo është e ndaluar me ligj, pasi në vendin tonë prej kohësh nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura apo të hapura.

Sipas burimit që ka siguruar videon, këta janë mbështetës të Partisë Socialiste. Ajo që është më e rëndë, janë mesazhet e Ministrit Arben Ahmetaj, i cili iu jep porosi të pranishmëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë qarkullimin e videove dhe fotove të sotme.

“Ju lutem kujdesuni që asnjë video apo foto e sotme të mos qarkullojë, se na rrëzon komplet diskursin që kemi për takimet e opozitës,” thuhet në mesazhin e dërguar të rinjve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button