Politike

Sondazhi/Elona Guri mund Ramën, del politikania më e votuar në Durrës

Është mbyllur votimi në një nga sondazhet e shumta, për qytetarët durrsakë për votat që do tu jepnin kandidatëve të tyre në tre listat e PS, PD e LSI.

Sipas perceptimit të shprehur nga qytetarët, më e votuara mbetet Elona Guri, drejtuese e LSI për qarkun e Durrësit me gati 1700 vota, ndërkohë që ndiqet nga Edi Rama i PS që është i teti në listën e Durrësit me 745 vota.

Nga PD, drejtuesi i qarkut Edi Paloka ka arritur të mbledhë 270 vota të qytetarëve që kanë shprehur percepimin e tyre.

Durrësi është një nga qarqet më të rëndësishme në vend dhe një ‘patate e nxehtë” për këto zgjedhje. Në Durrës dalin 14 deputetë për në kuvendin e Shqipërisë.

Sondazhet tregojnë se PS kryeson lehtë në qark, ndërkohë që PD, ka një rritje të dukshme nga zgjedhjet e 2017 ku mori vetëm 4 mandate për deputetë dhe tani synon 7 të tillë. Në zgjedhjet e kaluara PS mori 8 mandate, por tashmë e rrezikon të tetin, edhe pse i teti në listë nga PS, eshtë vetë kryeministri Edi Rama.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button