AktualitetPolitike

“Stafi i numërimit nxjerr votat e pavlefshme”, denoncimi i fortë i kandidatit në Tepelenë: Shkruan ‘x’ tjetër në fletën ku jam votuar unë (VIDEO)

Kreshnik Merxhani kandidati për deputet në qarkun e Gjirokastrës nga radhët e Vetëvendosjes ka bërë një denoncim të fortë në ‘Facebook’, ku përmes një video tregon se si anëtarët e stafit të numërimit nxjerrin të pavlefshme votat për të.

Merxhani shkruan se mbi 1000 vota janë nxjerrë të pavlefshme pasi stafi i numërimit shkruan në fletë diçka. Kandidati për deputet i Vetëvendosjes pretendon se kur qytetarët kanë vendosur kryqin në emrin e tij, stafi i numërimit shkruan dhe një kryq tjetër në emrat e tjerë në mënyrë që të nxjerrë të pavlefshme votën.

Postimi i plotë:

DENONCIM

TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button