AktualitetPolitike

STOP/ Investimet e bëra nga “Rilindasit” Vangjel Tavo: Nuk ka investime që Rilindasit t’i përmendin dhe të krenohen

Në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, me gazetaren Orjana Çenko, në prani dhe të gazetarit Arqile Garo, dhe i ftuar kreu i listës së kandidatëve për deputet nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim Z.Vangjel Tavo.

Vangjel Tavo i ftuar në emisionin “STOP” ka folur në lidhje me tematika të ndyshme ku një ndër kto ishte edhe investimet e bëra nga Rilindja gjatë këtyre 8 viteve për qarkun e Gjirokastrës. Tavo shprehet se nuk ka investim që Rilindasit të krenohen.

Pjesë nga intervista:

Gazetaria: Investimet në Gjirokastër i keni vënë re? Analizimi i këtyre investimeve.

Vangjel Tavo: Për investimet, për cilat investime po flasim? Të flasim për “Qafën e Pazarit”, për fasadat e “Qafës të Pazarit” shumë mirë që është bërë, kush e ka bërë, Qeveria Shqiptare, buxheti i shtetit? Është fondi Shqiptaro-Amerikan e kam theksuar.

Investimet për Bypass? Isha me një nga ortakët e kompanisë të bypass-it rastësisht nuk e njihja. E pyeta ça po bëni, ai më përgjigjet: -Ne jemi “ngri-shkri”, vjen kryetari i bashkisë dhe na thotë “ngrini” , ngrijm ne, vjen pas 2-3 ditësh me urdhër nga lart, “shkrini” tani filloni punimet, kjo punë bëhet, nuk e dim se çfarë po bëhet , një projekt të sakt nuk ka as leje nga UNECSO nuk ka.

Vangjel Tavo: Ja pra këto janë investimet në Gjirokastër.

Nuk ka investime realisht që të përmenden dhe të krenohen nuk ka. Falsim për rrugët, pse qeveria duhet të krenohet me rrugët? Taksat tona janë në fund të fundit, kjo do të jetë objekti i fushatës, ky do jetë programi i fushatës, rrugët? Jemi 30 vjet pas vitit 90, nuk mund të flasim më, nuk mund të bëjm propagand në fushat me kto objekte. Smund të flasim më për rrugë, ujë, drita.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button