Politike

STOP/ Tavo flet për skandalin e vaksinave: Shqiptarët marrin vaksina të skaduara, qeveria të jetë transparente

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, me gazetaren Orjana Çenko, në prani dhe të gazetarit Arqile Garo, është i ftuar kreu i listës së kandidatëve për deputet nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim Z.Vangjel Tavo.

Tavo tregon një shembull të skandalit të vaksinave në studio, vaksinat Sinovac-Astrazeneca të skaduara të cilat vazhdojnë të aplikohen të qytetarët shqiptar.

Pjesë nga intervista:

Tavo: A ka mundësi që një medikament të mos ketë certifikatën e pronësisë së prodhuesit? Vaksina duhet të ketë një datë skadence. Eshtë detyrim i çdo kompanie që të tregojë barkodin, licensen e qarkullimit barkodin, licensen e qarkullimit, certifikatën e prodhuesit dhe datën e skadencës. Vaksinat e Covid zakonisht kanë një afat skandence 3-mujore pas datës së prodhimit. Sjellim në Shqipëri vaksinën kineze nëpërmjet një firme turke. E para çdo shkrim është turqisht, pra ku është prodhimi në Kinë i kësaj vaksine?

Ka një numër që mund të jetë barkodi dhe është 04/04/2021. A kam të drejtë të them se kjo është skadenca e vaksinës?

Të gjitha këto kanë ardhur në Shqipëri në fund të marsit dhe janë vaksinuar njerëzit poas datës 4 prill. Në Gjirokastër, dje ose pardje vazhdonte vaksinimi me këto vaksina. Pra me plot të drejtën them se shqiptarët marrin vaksina të skaduara

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button