Politike

STOP/ Tavo: Karantinimi i emigrantëve, vendim i ardhur nga frika e largimit. Premto votën për Çuçin dhe je i lirë të lëvizësh

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, me gazetaren Orjana Çenko, në prani dhe të gazetarit Arqile Garo, është i ftuar kreu i listës së kandidatëve për deputet nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim Z.Vangjel Tavo.

Tavo foli edhe për vendimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve ne lidhje me karantinimin e emigrantëve të ardhur nga Greqia ku theksoi se kjo është një vendim i ardhur vetëm nga frika e largimit.

Pjesë nga intervista:

Tavo: Edhe veprimi i ditëve të fundit i këtij sekti të ‘Rilindjes’, për karantinimin e emigrantëve, të cilët do të monitorohen nga policia në shtëpitë e tyre. Kam një rregjistrim ku policët u thonë që deri të dielën do të jenë në karantinë, pas të dielës mund të bëjnë çfarë të duan. Nga ana tjetër, kandidati për deputet i ‘Rilindjes’ , me makinën e tij ka marrë 4 persona dhe i ka kaluar në Kakavie pa plotësuar asnjë formular dhe lëvizin lirshëm.

Pra premtoi Çuçit votën dhe je i lirë të lëvizësh. Pra ky vendim i marrë për karantinimin e emigrantëve është një vendim absurd e arbitrar i marrë nga paniku i largimit. Ata e dinë shumë mirë se nuk do votohen nga emigrantët, kjo është arsyeja pse u mbyll kufiri. Pra është lufta kundërr Vangjel Tavos dhe LSI-së në Gjirokastër.

Çenko: Deri tani kam parë sulme vetëm ndaj jush, shumë pak ndaj Tritan Shehut dhe Roland Bejkos. Përmendim gjithashtu sulmin ndaj kandidates së dytë para pak ditësh. Pse ndodh kjo?

Tavo: Sulmet ndaj meje besoj se i sqarova pak më parë pse sulmohet Vangjel Tavo dhe LSI. Jam mësuar me këto, nuk më bëjnë më përshtypje. Sepse ka një ndryshim shumë të madh, këta nuk kanë një alternativë, fushata elektorale është një llogari-dhënie për elektoratin. Duke qenë se nuk kanë alternativë sulmojnë kundërshtarin, se nëse do ishte e kundërta nuk do të merreshin me mua.

 Nëse do të ishte i hapur kufiri mandatet do të ishin 2:1:1 dhe në favor, dihet se kush do të ishte.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button