Politike

STOP/ Tavo: Qytetarët të votojnë masivisht! Vota e tyre nuk do preket, mos u trembni nga presionet

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, me gazetaren Orjana Çenko, në prani dhe të gazetarit Arqile Garo, është i ftuar kreu i listës së kandidatëve për deputet nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim Z.Vangjel Tavo.

Pjesë nga intervista:

Tavo: Prandaj unë kam ftuar rivalin tim në një debat për të vendosur në tavolinë gjithë premtimet dhe realizimet, për të vendour në tavolinë alternativat të opozitës dhe mazhorancës, dhe kështu njerëzit do vlerësonin kush është alternative më e mirë për t’u votuar. Nëqoftëse Çuçi nuk ishte i gatshëmn për përballje në një studio televizive isha gati për t’u përballur në kalanë e Gjirokastrës, një pasdite më pjesmarrjen e gjithë qytetarëve të Gjirokastrës, ose ta zgjidhte ai vetë. Pse jo edhe në nje takim elektoral të partisë socialiste isha I gatshëm të shkoja për debat. Pse nuk pranon?

 Tavo u pyet gjithashtu për manipulimet e shumta të cilat janë kryer në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë edhe pas 30 vitesh demokraci.

Tavo: Eshtë përgjegjësi e mazhorancës që të organizojë gjithë procesin zgjedhor. Absolutisht është përgjegjësi e saj për integritet në zgjedhje. Eshtë përgjegjësi e saj të sigurojë për qytetarët zgjedhje të lira, të ndershme, transparent e të pandikuar, por është vetë mazhoranca që po i thyen këto rregulla duke i bërë presion administratës. Janë këta që u ofrojnë familjeve në varfëri ekstreme lek dhe ushqime në këmbim të votës, janë këta që po i bën presion policisë dhe bizneseve.

 Çenko: A është numërimi i votave beteja e vërtetë?

Tavo: Dua të siguroj gjithë qytetarët gjirokastritë të dalin të votojnë masivisht, të votojnë për ndryshimin që ata shprehen, të votojnë për një të ardhme më të mirë dhe të mos tremben se vota e tyre do të tjetërsohet pas 25 prillit. Të jenë të sigurt se vota që do hidhet në kutinë e votimit do numërohet. As administrata mos të trembet nga kërcënimet. Votoni!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button