Politike

STOP/ Tavo: ‘Rilindja’ nuk përfaqson më socialistët, LSI “pema me kokrra” ndaj sulmohet. Ku është Çuçi për llogaridhënie?

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, me gazetaren Orjana Çenko, në prani dhe të gazetarit Arqile Garo, është i ftuar kreu i listës së kandidatëve për deputet nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim Z.Vangjel Tavo.

Pjesë nga intervista:

Çenko: Nëse kthehemi në ditën e parë të fushatës, më është dukur si një fushatë vetëm kundër LSI-së, sepse shikoja përditë lajme vetëm PS-LSI, dhe dukej sikur PD nuk kishte kundërshtarë.

Tavo: Nëqoftëse do të jepja një përgjigje me thënien e popullit “Pema që ka kokrra goditet me gurë”. Nga ana tjetër, sulmohet LSI-ja në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Gjirokastër, pasi ‘Rilindja’ nuk përfaqson më socialistët, por i ka lënë ata në rrugë dhe i ka ofenduar njëlloj si gjthë njerëzit e tjerë. Dhe të gjithë  kërkojnë një strehë dhe një forcë të majtë siç është Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo është arsyeja pse sulmohet vetëm kjo parti, sepse të gjithë njerëzit ikin nga ‘Rilindja’ për të ardhur tek ne.

Në fushtaën zgjedhore nuk na është larguar asnjë anëtar pavarsisht presioneve dhe joshjeve të shumta.

Garo:  Në qarkun e Gjirokastrës patëm një reduktim mandatesh nga 5 në 4. Do të japi llogari dikush pse u hoq ky deputet?

Tavo: Mos prisni, se kjo fushatë u duk qartë se ishte një fushatë pa alternativë, pa program. Çfarë tha kryeministri për Gjirokastrën kur erdhi në qytet? Asgjë!

E vetmja gjë që tha që ishte një ofendim për gjirokastritët, djepin e kulturës ishte 69, skena erotike dhe deri-maç! A është një alternativë kjo?

Pse është ulur numri i votuesve në qarkun e Gjirokastrës në këto 8 vite? Janë larguar me mijra njerëz pasi janë të papunë, të pashpresë dhe për këtë duhet të japin llogari. Unë për këtë e kam ftuar Çuçin sot i cili mungon këtu, për debat publik, për këto e premtimet e bëra më parë dhe të përsëritura përsëri tani.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button