Politike

STOP/ Tavo: ‘Rilindja’ shkaktare për përhapjen e pandemisë me “Retron e Pazarit”

I ftuar në emisionin STOP të drejtuar nga gazetarja Oriana Çenko, Vangjel Tavo ka akuzuar ministrin Çuçi dhe Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi për bombën biologjike të hedhur në qytet me anë të aktiviteit Retro në Pazar.

Fjala e tij:

Unë jam mjek. Çfarë s’kanë thënë për pandeminë. Ekspertët thoshin bëni teste, teste, teste, që të dimë kush janë të infektuar dhe t’i gjurmojmë kontaktet, sepse Shqipëria është vend i vogël dhe mund të realizohej. Gjirokastra është bërë problematike, nëse i’u kujtohet, Gjirokastra ka qenë në zonat e gjelbërta, 1 apo 2 raste, pak raste që vinin nga Tirana. U bënë dy aktivitete në mënyrë të papërgjegjshme, që duhet të mbajnë përgjegjësi penale, po këtu s’kemi sistem drejtësie. Në mënyrë të papërgjegjshme nga Kryetari i Bashkisë, me masivitet të theksuar në qafën e Pazarit, dhe një aktivitet tjetër te i cili duhet të dilte ministri Çuçi me ato makinat e vjetra. Kush tha mos të bëhen aktivitetet? Por të merren të gjitha masat, të merren masat për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit. Jo vetëm që nuk e bërën, por pas pak ditësh plasi pandemia në Gjirokastër dhe me vdekje për fat të keq. Kjo është papërgjegjshmëri e këtyre njerëzve që n’a drejtojnë. Unë nuk e kam thënë asnjëherë por meqë m’u dha rasti po e them këtu, ‘ata do të mbajnë përgjegjësi penale për atë që bërën

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button