Politike

STOP/ Vangjel Tavo: Presion i madh ndaj administratës shtetërore. I akuzuari për trafik droge drejton fushatën e Çuçit

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “STOP” në televizionin Channel 7, me gazetaren Orjana Çenko, në prani dhe të gazetarit Arqile Garo, është i ftuar kreu i listës së kandidatëve për deputet nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim Z.Vangjel Tavo.

Tavo ka folur për situatën në të cilën ndodhet qarku i Gjirokastrës ku thekson presionin e madh që po ushtrohet administratës por dhe njerëzve të thjeshtë. Ai përmendi “shkuljen” e gjithë forcave të policisë në vend në shërbim të fushatës së ministrit të tyre ku drejtues i kësaj fushate ilegale është një ish-drejtor policie i shkarkuar nga detyra për trafik kanabisi.

Pjesë nga intervista:

Tavo: Unë kandidoj për herë të 8 në qarkun e Gjirokastrës. Në fakt ka një ndryshim kjo fushatë nga fushatat e tjera. Nga të gjitha kontaktet që kam me elektoratin e qarkut Gjirokastër në ndryshim nga fushatat e tjera shikoj një indinjatë të madhe ndaj kësaj mazhorance. Të gjithë thonë “të ikim një orë e më parë”.

Ka dhe një ndryshim tjetër kjo fushatë, pasi shikojmë një presion shumë të madh, gati në ekstrem ndaj administratës publike duke i kërcënuar se do të humbasin vendin e punës nëse nuk votojnë partinë socialiste. Gjithashtu presioni bëhet edhe nga strukturat e policisë. Këtu kanë ardhur të gjitha forcat e policisë së rendit, SHKB, Krimi Ekonomik, policia kriminale të cilët lëvizin me targa fallco.

Këtu, fushatën e Çuçit në fshehtësi e në ilegalitet, e bën ish drejtori i policisë Gjirokastër, Arjan Arapi i cili ka qenë i akuzuar për trafikun e kanabisit në vend.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button