Bota

Sulm në një kolegj në Angli, mësuesi hero arrin të “neutralizojë” 18-vjeçarin e armatosur

Një ngjarje ka ndodhur në një kolegj në Crawley, Angli, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe sulmoi dy pedagogë.

Ky është momenti kur një mësues arriti të “nënshtrojë” të armatosurin, i cili kishte një armë gjahu dhe lëndoi dy pedagogë të stafit të kolegjit.

Sipas mediave britnike studentët pretenduan se një mësues hero u hodh për ta “nutralizuar” 18-vjeçarin, dhe i dyshuari u përplas për tokë. Oficerët morën telefonata të shumta menjëherë pas orës 3.10 pasdite në raportet për të shtëna me armë në kolegj.

Policia e armatosur nxituan në vendin e ngjarjes dhe një 18-vjeçar nga Crawley u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.

Veç kësaj, bëhet e ditur se një armë dhe një thikë u sekuestruan dhe dy anëtarët e stafit të kolegjit u trajtuan në spital për dëmtime të lehta.

Rreth 30 oficerë të armatosur në të gjithë juglindjen ishin të përfshirë në operacion, ndërsa një helikopter i policisë qëndronte lart.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button