Aktualitet

Tapë në timon, aksidenton 4 makina, arrestohet 45 vjeçari në Durrës, e pësojnë edhe dy të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit

Janë arrestuar ditën e sotme 3 persona në qytetin e Durrësit pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.
Njëri prej të arrestuarve, në gjendje të dehur ka përplasur edhe 4 mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. G., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 5, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Xh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka shkaktuar aksident rrugor me 4 mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button