Politike

Tavo jep premtimin: Do të ndërtojmë një polici që drejtojnë specialistët dhe jo militantët

I përfoluri si Ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve, Tavo akuzon Bledi Çuçin se po keqpërdor policinë e shtetit për qëllime elektorale si edhe jep premtimin se pas zgjedhjeve do të ndërtojmë një polici që drejtojnë specialistët dhe jo militantët

Fjala e tij:

Pak rëndësi ka se kush do të jetë Ministër i Brendshëm nesër, por shumë e rëndësishme është që policia e shtetit të ndahet njëherë e mirë nga politika dhe nga përdorimi politik i saj. Në 2017 Rama tha që hiqni kapelet dhe votoni për PS-në. Tani ministri e keqpërdor policinë me lloj-lloj mënyrash dhe lloj-lloj formash. Policat shkojnë polici thjeshtë për të marrë atë rrogën sepse nuk kanë asnjë gjë tjetër. Këta po u bëjnë presion edhe policisë së shtetit.

Gazetarja: Kandidati i PD-së ka një CV të jashtëzakonshme, që është i vetmi në Shqipëri me doktoraturë, e kam parë këtu CV-në, me doktoraturë në polici, është larguar nga radhët e policisë, dhe ai ka një specializim të jashtëzakonshëm: që në zbulimin e krimit, që në intervistimin e anti-terrorit. Dhe kur pashë CV-në e tij thashë: O zotëri, çfarë do në politik ti?

Tavo: Po nuk është i partisë në pushtet, ky është i vetmi mëkat. Prandaj është hequr nga policia, nuk e kuptoni. Ka njerëz të ndershëm plot por janë jashtë radhëve të policisë, ka edhe brenda radhëve të policisë shumë polica, shumë oficerë policie të ndershëm, specialistë shumë të mirë, por që nuk pyeten sepse janë zëvendësuar me militantë. Pra, specialistët sot janë lënë në harresë. Dhe militantët sot çfarë bëjnë, në vend që të bëjnë punën, survejojnë kundërshtarët politik të ministrit, i ndjekin ata, bëjnë lloj-lloj formash dhe mënyrash të stilit që edhe sistemi i sigurimit të shtetit do t’i kishte zili dhe i përdorin prap sot. Pra kjo është. E rëndësishme është që policia e shtetit të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve. E rëndësishme është që specialistët e policisë të bëjnë detyrën dhe realisht specialistët e kualifikuar të jenë drejtuesit e policisë së shtetit dhe jo militantët, dhe e rëndësishme është që këta deri dje që njef gjithë Gjirokastra por flas dhe për Shqipërinë, deri dje janë marrë me afera korruptive pjesë e policisë së shtetit, apo me numërim të rënjve të hashashit duhet të jenë dhe do të jenë përpara drejtësisë së nesërme. T’a harrojnë nëse e kanë mbyllur ndonjë çështje me lek në dorë, do të jenë përpara drejtësisë dhe do të japin llogari nesër. Dhe specialistët e ndershëm të policisë që janë lënë në harresë në periferi të jenë drejtuesit e policisë së shtetit. Kjo është ajo që duhet të bëjë nesër Ministri i Brendshëm apo qeveria e nesërme, dhe jo ti marrim policat dhe t’i shfrytëzojmë sikur i kemi punëtor në familjen apo në baçen tonë. Këta janë mësuar, po janë mësuar që të numërojnë rënj hashashi. Nëse drejtojnë policët e ndershëm, ata nuk mund të lejojnë dhe nuk mund të bëhen vegla e një ministri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button