Politike

Tavo publikon SKANDALIN/ Akt i paligjshëm nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Deputeti i qarkut Gjirokastër Vangjel Tavo ka publikuar mëngjesin e sotëm skandalin i cili po kryhet nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Lexoni postimin e tij të plotë:

SKANDAL/ Akt i paligjshëm nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë nga Greqia u kërkohet të plotësohet ky dokument i paligjshëm mbi karantinimin që është pjesërisht vetëdeklarim e njëkohësisht pyetësor.

Ky formular është i paligjshëm pasi nuk ka asnjë vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë të botuar në Fletoren Zyrtare.

Shumë shtetas e kanë plotësuar këtë dokument i cili është i paligjshëm pasi ende deri në këto momente nuk ka vendim dhe nuk ka publikim në Fletoren Zyrtare, por thjesht një rekomandim nga Komiteti Teksin i Eskpertëve i cili ligjërisht nuk është funksional.

Duke mos patur asnjë akt në fuqi shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të shprehen kështu: Kontrollova Fletoret Zyrtare. Nuk rezulton një akt në fuqi që detyron karantinimin tim.

Po edhe nëse më vonë botohet një akt i paligjshëm, askush nuk pengon dot hyrjen në atdhe, askush nuk ju pengon dot të votoni.

Ejani shtetas shqiptarë e votoni se askush e asgjë nuk do ju pengojë.

Rilindas në ikje – Mjaft me këto lojra të ulëta dhe paligjshmëri.

Po shkelni ligjin, të drejtat e njeriut, të drejtën kushtetuese të votës, dhe po diskriminoni emigrantët në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Asnjë forcë nuk do i pengojë shtetasit shqiptarë të votojnë.

Ndaj edhe humbja juaj do jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.

Më 25 prill “Rilindja” skadon ashtu si salca e kosit e atij që e hartoi këtë akt të paligjshëm dhe diskriminues.

Vangjel Tavo

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button