Aktualitet

Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej, Mema del para gjykatës: S’më ka dal ende pija!

TIRANË– Arben Mema, qytetari i cili tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej ka dalë ditën e sotme përballë gjykatës. Përballë trupit gjykues, Mema ka thënë se ende nuk i ka dalë pija e se atë që bëri në shesh nuk e kishte me të keq.

‘S’më ka dal ende pija! Se bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas’– është shprehur Mema.

Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Arben Memën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button